Përfundon pas 3 orësh kontrolli në ambasadën iraniane, godina do ruhet nga policia
Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina raportoi nga godina e ambasadës iraniane, ku ka përfunduar pas 3 orësh kontrolli.
Ai u shpreh se godina do të vijojë të ruhet nga policia edhe pas largimit të të gjithë personave nga aty.
Zhabina tregoi se flamuri i vendit ende nuk është hequr dhe ka shenja të tjera dalluese të cilat identifikojnë se godina ka qenë ambasadë e Iranit.
Forcat RENEA, njësia Anti-terror dhe njësia anti-eksploziv u futën në ambientet e brendshme të ambasadës iraniane, pas largimit të trupës diplomatike drejt aeroportit të Rinasit.
Ata pritet të largohen drejt vendit të tyre me linja të zakonshme ajrore dhe jo me ‘charter’.
Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…