Përfundon procesi i numërimit në Rrogozhinë, fiton kandidatit i Partisë Socialiste

24 Korrik 2023 | 09:49

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale në bashkinë e Rrogozhinës, ku fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla.

Memolla arriti të thellonte ndjeshëm diferencën prej 23 votash që kishte në zgjedhjet e 14 majit, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.

Në zgjedhjet e të dielës kandidati i socialistëve fitoi me 1752 vota diferencë me kandidatin e opozitës.

Në fjalën e parë pas përfundimit të procesit të numërimit, Memolla falenderoi qytetarët e Rrogozhinës për mbështetjen dhe tha se fitoi programi më i mirë.

“Ndihem i  lumtur dhe i jam mirënjohës popullit të Rrogozhinës që më mbështeti masivisht. Gjatë këtyre dy muajve kemi pasur një mbështetje masive, që në 14 maj nuk e kishim. Rikuperuam dhe kërkuam ndjesë për gabimet që kishim. Rezultati tregoi që ia dolëm dhe gjetëm pikat tona të dobëta. Kjo tregon që programi jonë ka qenë më i mirë se i kandidatit tjetër. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi dhe gjithë njerëzit në terren. Ka qenë kjo gjë që na ka ndihmuar dhe na ka mbështetur. Ka qenë një punë intensive, jo vetëm në qytetin e Rrogozhinës, por në të gjitha njësitë administrative, duke iu shtrirë dorën e bashkëpunimit. Zotimi më i madh është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar në turizëm dhe të ngremë lart bujqësinë. Këto janë dy sfidat më kryesore”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026