Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë, më 14 nëntor raundi i dytë
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar 4 komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga 2 komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh. Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në 9 komuna.
Ditën e djeshme janë dorëzuar 46 ankesa në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.
Ankesat e bërë do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP brenda afatit ligjor prej 72 orëve.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë