Përfundon seanca për Gërdecin|Mediu: Ekspertët s’u njohën me dokumentacionin e duhur
Pas 6 orësh paski ka përfunduar seanca në SPAK për çështjen e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se ekspertët e çështjes nuk janë pajisur me dokumentacionin e duhur.
Sipas tij, kërkesa që ai dhe përfaqësuesi i tij ligjor i ka bërë grupit të hetimit, është rivlerësimi i të gjithë pjesëve të dosjes ku sipas Mediut flitet me hamendësime dhe jo me dokumentacion konkret.
Në fjalën e tij Mediu u shpreh kështu:
“Ne i kërkuam gjykatës, të hiqte dhe të rivlerësonte të gjitha ato pjesë që kanë të bëjnë me hamendësime, e jo me dokumentacione konkrete. Jemi ps 16 vitesh, ekspertëve në atë kohë ju janë vendosur në dispozicion vetëm disa pjesë të praktikës me kompaninë amerikane. Në përgjigjet e tyre duket që nuk janë njohur me pjesën më të madhe të dokumentacioneve dhe ligjeve bazuar në shkresat nga Prokuroria. Si Ministër i Mbrojtjes në këtë praktikë kam vetëm 4 shkresa. Njëra është për ti kërkuar mendim shefit të shtabit për ti kërkuar mendimin e tij 6 muaj pasi bëri kërkesën kompania amerikane. E dyta ka të bëjë me një të dhjetorit të vitit 2006, ku i kërkoj Shefit të Shtabit dhe Sekretarit të Përgjithshëm ju kam dhënë mundësinë që ata të negociojnë për këtë çështje. Kam ngritur një grup të vlerësimit të kostove, që kanë bërë vlerësimin e kontratës. Kam vazhduar marrdhëniet me strukturat civile u ushtarake të kompanisë, të cilat kanë kërkuar të zhvillojnë një proces në shërbim të sigurisë dhe interes të ekonomisë së shtetit.”
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)