‘Përgjegjëse për luftën dhe krizën globale’, protesta kundër NATO-s në Madrid
Brenda një kishe në Madrid, një grup qytetarësh po bëhen gati që të protestojnë gjatë ditëve kur zhvillohet samiti i NATO-s më 28 deri më 30 qershor.
Ndër pikat e argumentuara janë pasojat e rëndë të luftës në Ukrainë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Të kërkosh paqe sipas tyre, është më shumë sesa thjesht një qëndrim moral. Ata besojnë se NATO është përgjegjëse për situatën e krijuar.
“Ajo që ne e quajmë Lufta e Ukrainës, nuk është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, është një luftë mes NATOS dhe Rusisë”, thotë një protestues.
E majta spanjolle tradicionalisht ka qenë kundër NATO-s. Gjatë periudhës sovjetike ata e shihnin aleancën si një mjet të imperializmit amerikan. Disa ende besojnë se NATO është një instrument i agjendës amerikane.
“Kur Bashkimi Sovjetik u shkatërrua, ajo çka ndodhi është se NATO nuk u zhduk. Në fakt ajo përfitoi nga mungesa e një kundërfuqie për të përforcuar NATO-n si një mjet ndërhyrjeje”, shprehet një banor anti-NATO.
Me mijëra qytetarë u mblodhën në Madrid kundër NATO-s dhe bënë thirrje për paqe në Ukrainë. Protestat janë mbështetur nga partitë e majta që janë pjesë e koalicionit qeverisës së Pedro Sanchez, i cili po përgatit Samitin në Madrid.
Demonstruesit mendojnë se përgjigja ushtarake nuk është zgjidhja për t’i dhënë fund konfliktit.
Kritikët e demonstratës thonë se duke u fokusuar tek NATO po largohet vëmendja nga problemi i vërtetë, që është vuajtja e popullit ukrainas të prekur nga pushtim rus.
Me liderët botërorë që do të jenë në Madrid për disa ditë, ky sigurisht nuk është imazhi që Spanja do të dëshironte të projektonte, por qeveria këmbëngul se 80% e spanjollëve mbështesin NATO-n.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij