“Përjashtimi i deputetëve lojë e Ramës”, Paloka: Opozita e vërtetë në selinë e PD
Deputeti i PD Edi Paloka e cilësoi lojë mes Ramës dhe Alibeajt atë që ndodhi me përjashtimin e 4 deputetëve të PD.
Në një intervistë për Euronews Albania, Paloka u shpreh se i ashtuquajturi përjashtimi ishte maska e fundit që hoqi Alibeaj në bashkëpunimin e tij me Ramën.
Sipas tij, opozita e vërtetë është ajo në selinë e PD dhe në krah të Sali Berishës.
“Ai përjashtim nuk ka asnjë vlerë juridike pasi ata deputetë nuk e njohin Alibeajn. Ramës i intereson një opozitë false e blerë, si ‘kërpërata’ për të arritur qëllimet. I ashtuquajturi përjashtim vlen vetëm për Ramën. Ai është një akt qesharak, por serioz nëse hyjmë në nivelet e lojës së Alibeajt me Ramën.
Rama e di që mund të triumfojë vetëm nëse ka njerëz që blihen ose hanë presionin e Ramës”, tha Paloka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputetja Koti: Ja sa vota duhen për të shkarkuar Alibeajn
- “Unë jam kryetar”, Bushati: Kanun në PD, pse s’mund të qeshim me Alibeajn sot
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve