Përjashtimi i deputetëve të PD-së, Boçi: Komisioni i Etikës ka thyer rregulloren
Këtë të martë u mbajt në Kuvend, mbledhja e Komisionit të Etikës dhe Rregullores ku u diskutua kërkesa e deputetëve të PS për të përjashtuar 8 ligjvënës demokratë nën argumentat se bllokuan foltoren.
Në një deklaratë poër mediat nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha se urdhëri i përjashtimit është dhënë nga kryeministri Rama, dhe afati i përjashtimit 10 ditor është llogaritur të kapë dy seanca. Sipas tij Komisioni i Etikës ka thyer rregulloren pasi kërkesa e PS-së duhej të shqyrtohej brenda një afati 2 ditor.
“Zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve dhe ëkrkon që këto mbledhje të mos transmetohen dhe të bëhen të mbyllura. Rregullorja e Kuvendit në nenin 35 e ka përcaktuar qartë që mbledhjet e komisioneve bëhen të hapura ndaj medias.
Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga Sekretariati i Etikës dhe Rregullores, pasi në rregullore është e shkruar e zeza në të bardhë, në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve duhet të shqyrtohet brenda 48-orëve, gjë që nuk është respektuar”, tha Boçi.
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë