Përkeqësim i motit, Adiola Bani: Zonat që do jenë më të rrezikuara nga reshjet e shiut

6 Janar 2021 | 18:34

Duke nisur nga dita e sotme e në vazhdim vendi ynë pritet që të përfshihet nga një mot i pa qëndrueshëm.

Përgjatë gjithë javës parashikohen reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Moti me reshje të dendura pritet që të sjellë rritje të prurjeve në lumenj.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale, të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Në lidhje me këtë situatë, Euronews Albania bisedoi me specialisten e Meteoalb Adiola Bani, e cila tha se zonat më të rrezikuara nga reshjet janë zonat veriore dhe veri-perëndimore të Shqipërisë.

Ajo u shpreh se për shkak të reshjeve të shiut, që do të variojnë me intensitet të lartë, pritet të ketë fryrje të lumenjve.

“Zonat më problematike paraqiten zonat veriperëndimore dhe veriu i territorit shqiptar, aty ku kemi pasur reshjet e konsiderueshme. Këto zona janë të rrezikuara, sepse ka reshje të vazhdueshme. Presim që reshjet të vijojnë në deri më 12 janar. Këto ditë do të ketë reshje me intensitet mesatar deri në reshje intensive”, tha ajo.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026