Përkeqësimi i motit në Gjirin e Vlorës, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

19 Shkurt 2026 | 10:22

Këtë të enjte, qyteti i Vlorës është zgjuar me mot të paqëndrueshëm. Kushtet pritet të përkeqësohen edhe më shumë ditën e nesërme, ku autoritetet njoftojnë se do të ketë disa kufizime për mjetet lundruese.

Sipas parashikimeve, duke nisur nga ora 09:00 e datës 19.02.2026, era do të fryjë nga drejtimi jug-juglindje me forcë deri në 6-7 ballë, me shpejtësi 15-20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Për shkak të këtyre kushteve, është ndaluar pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur jashtë gjirit të Vlorës, nga ora 08:00 e datës 19.02.2026 deri në orën 06:00 të datës 20.02.2026.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të motit të keq.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 20 shkurt 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026