Përkeqësohet zbatimi i ligjit, presidenti Meta reagon ndaj raportit
Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze konfirmojnë vit pas viti se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme, thotë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Duke shpërndarë raportin “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021” të përgatitur nga World Justice Project (WJS), i cili nxjerr Shqipërinë në vendet e fundit sa i përket luftimit të korrupsionit, presidenti thotë se është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi.
“Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm”, shkruan presidenti.
Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.
“Konkluzionet e WJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera”, thotë presidenti Meta.
Duke përmbeldhur indeksin e matjes së korrupzionit, presdenti e quan për keqardhje që “Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin”.
“Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre”, thotë ai dhe shton se është i shqetësuar për gjendjen e korrupsionit në vend.
Presidenti u bëri thirrje atyre që kanë përgjegjësi, të ndërmarrë masat respektive.
World Justice Project (WP) “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021” është raport vjetor që bën matjen e sundimit e ligjit bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë dhe nga analizat e praktikuesve ligjore dhe ekspertëve në të gjithë botën.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës