Përkujtimi i Marko Bellos bën bashkë politikanët në Shqipëri
Politikanë nga gjithë spektri dhe të njohur të ish-ministrit dhe deputetit Marko Bello, u mblodhën sot në një mëngjes përkujtimor për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.
Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes.
Pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për integrimin europian të Shqipërisë, si ministër i Integrimit Europian.
“Familja Bello është mirënjohëse dhe shumë falënderuese për këtë ceremoni përkujtuese për babain tonë të dashur, Marko. Janë pikërisht këto momente që sjellin në jetë fragmente nga kontributi dhe angazhimi i tij, të cilat të mbushin me krenari dhe lehtësojnë sadopak pikëllimin që kemi ndjerë së fundmi,” – këto ishin fjalët e të birit të Marko Bellos, Marsidit.
Ish-deputetja socialiste, Arta Dade kujtoi një aktivitet në Rumani ku asokohe Marko Bello ishte ambasador.
“Unë kam thënë, Marko ishte një diplomat klas,” – u shpreh Dade.
Për Kastriot Islamin, Bello ishte një njeri i cili ishte aq sa i vendosur aq edhe i paqtë në vendimet që merrte.
“Kujtimi i Markos dhemb më shumë sesa politikani. Do të kujtojmë njeriun i cili e tejkalonte këtë. Edhe kur kisha diferenca me Markon, ai ishte njeriu që krijonte një atmosferë, me një batutë, me një detaj, i cili na kujtonte edhe kur e harronim se jemi njerëz pastaj jemi produkte të politikës,” – tha në fjalën e tij Pandeli Majko.
Për të ftuarit që shprehën emocionet e tyre në lidhje me humbjen e Bellos, ky i fundit ishte një enciklopedi lëvizëse që me karakterin e tij të qetë, njohuritë e tij i transmetonte edhe te të tjerët.
“Mund të them që ka ikur një njeri i mirë por siç thanë dhe kolegët e tjerë ka mbetur një kujtim shumë i mirë që do ta ruajmë të gjithë në zemrat dhe mendjet tona,” – u shpreh Paskal Milo.
“Marko ishte nga ata të paqtë që dinte t’i thoshte fjalët, që të ishte i vendosur në qëndrimin e tij por që e bënte këtë me kulturë, natyrisht edhe për shkak të background-it,” – tha Valentina Leskaj.
Për Ridvan Boden fjalët e thëna për Marko Bellon gjatë mëngjesit përkujtimor në nder të tij nuk janë thënë vetëm sepse ai nuk është më por sepse ja vlen të kujtohet një diplomat i mençur e një njeri i mirë si ish-ministri dhe deputeti që u nda nga jeta për shkak të COVID-19.
Bello qëndroi i shtruar në një spital turk prej 23 ditësh, por nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran