Përleshje në burgun e Koridhalos, qëllohet me thikë në qafë 52-vjeçari shqiptar
Një perplasje mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të “Koridhalo-s” në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e përleshjes kanë mbetur të plagosur dy persona, një 52-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçar kombësia e të cilit nuk dihet ende.
Sipas informacioneve paraprake 28-vjeçari qëlloi me thikë në qafë dhe krah të burgosurin shqiptar.
Sapo kanë parë skenën, të burgosurit e tjerë kanë goditur autorin me grushte në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.
Gardianët kanë neutralizuar 28 vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer.
Të dy të plagosurit janë derguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Hetuesit po vijojnë punë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit