Përleshjet mes forcave siriane dhe besnikëve të Assadit, mbi 130 civilë të vrarë

8 Mars 2025 | 16:35

Të paktën 134 persona, duke përfshirë 13 gra dhe pesë fëmijë, u vranë në përleshjet në provincat siriane të Latakisë dhe Tartus të premten, njoftoi kanali televiziv kurd Rudaw teksa raporton se shumica e të vrarëve ishin anëtarë të komunitetit alavit.

Gjithsej 229 persona janë vrarë që nga e enjtja në një shkëmbim zjarri të ashpër midis forcave të qeverisë kalimtare të Sirisë dhe mbështetësve të armatosur të ish-presidentit të vendit Bashar Assad.

Departamenti i Punëve të Brendshme të Latakisë tha më herët se 50 oficerë sigurie ishin vrarë në një operacion për të shtypur një rebelim të armatosur në veriperëndim të vendit. Autoritetet kanë zgjatur edhe për 24 orë shtetrrethimin e shpallur në zonat e populluara të enjten.

Ministria siriane e Mbrojtjes tha të premten se kontrolli ishte rivendosur mbi zonat bregdetare. luftimet vazhdojnë në disa zona, duke përfshirë Qardaha, vendlindja e familjes Assad.

Përplasjet janë sfida më e madhe me të cilën është përballur qeveria tranzitore në Damask që nga ndryshimi i pushtetit në dhjetor 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026