‘Përmbushëm objektivin e parë’ Berisha: Kjo nuk është Shqipëria që duam
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një njoftim për shtyp se PD ka përmbushur objektivin e parë të saj, atë të ekspozimit dhe mbrojtjes së të vërtetës.
Ai kritikoi qeverisjen e Edi Ramës, duke theksuar se Shqipëria aktuale nuk është ajo që dëshirojnë qytetarët.
Berisha përmendi manipulimin e të vërtetës, arrestimin e liderëve opozitarë, dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës si prova të dështimit të qeverisë dhe vuri në dukje situatën e mjerueshme në arsim, shëndetësi, dhe emigracion.
Njoftim për shtyp:
Dhe ky mision sot është më i prekshëm se kurrë, sepse siç thashë, ne tashme kemi realizuar dy nga tre objektivat madhorë që kishim përgjegjësi si forcë kryesore politike opozitare ti përmbushnim para Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
Objektivi i parë lidhet me të vërtetën.
Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, përgëzime për realizimin e objektivit të parë.
Ekspozimi i të vërtetës dhe mbrojtjen e saj si kurrë ndonjëherë më parë.
Kur kemi nisur rithemelimin e PD, e vërteta e Shqipërisë ishte e manipuluar në nivele Ourelliane kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse vetë Xhorxh Oruell ka thënë se, niveli final i komandimit është kur partia të detyron të mohosh të vërtetat e syve dhe veshëve tu.
Edi Rama u thoshtë shqiptarëve se kjo është Shqipëria që duam.
Cila është Shqipëria që duam, vendi në të cilin vota kthehet në krim dhe krimi në votë?
Jo miq, kjo është Shqipëria e armikut të votës së lirë të shqiptarëve. E Edi Ramës dhe jo kurrë e qytetarëve të saj.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria e arrestimit të liderit të opozitës pa prova dhe pa akuza?
Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që në traditën e tij atërore të egër, do një Shqipëri pa opozitë.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria në të cilën tre lidër të partive kryesore opozitare, vendosen në persekutim politik? Jo miqtë e mi, kjo është Shqipëria e një narkodiktatori që ka tmerr nga opozita.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria e 47% të fëmijëve të uritur, që nuk sigurojnë do kafshatën e gojës, sipas UNICE-f. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që shpenzon për udhëtime me avion personal, në dy vite 21 mln euro dhe që blen stolira për oborrin e zyrës së tij, 4 mln euro.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria e mjekësisë falas që paguhet me jetën e mijëra e mijëra pacientëve me sëmundje malinje, sëmundje të tjera, apo për shkak të mungesës së mjeteve të sterilizimit se i ka marrë korrupsioni, nuk operohen dot.
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës së tij, korbës së kovidit të shqiptarëve, që premtoi shëndetësinë falas, por që sot me vjedhjen e tij dhe lukunisë së tij, detyron çdo shqiptar të paguajë nga xhepi 60% të shërbimeve shëndetësore.
A është Shqipëria që duam, kur sot pas 11 vitesh edhe pse u vendos hapja në parim e negociatave, pasi u shty 4 herë me radhë, përsëri prej 4 vitesh ato nuk hapen, sepse Edi Rama ka zhbërë dhe zhbën një nga një arritjet e demokracisë dhe ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe në aleancë me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, ka vendosur në këtë vend, diktaturën e egër të bandave, narkoshtetit në Shqipëri.
A është Shqipëria në ditët e saj më të mira, kur në 8 vite ka humbur 35 % të popullsisë së saj. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës, Çubrilloviçit të shqiptarëve që urren qenien, identitetin dhe vetë ekzistencën e kombit shqiptar, më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e gjatë të kombit.
Nëse para dy vitesh kishte shqiptarë që besonin se kjo është Shqipëria që duam, sot e vërteta ka plasur sheshit. Sepse nëse para dy vitesh ishte vetëm PD ajo që tregonte të vërtetën. Nëse para dy vitesh ngjante e ekzagjeruar sllogani ynë; Shqipëria në rrezik, sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga mediat më serioze dhe institucionet ndërkombëtare që e pagëzojnë Shqipërinë si narkoshtet.
Sot RAI3, Bild tregojnë për Edi Ramën dhe vëllain e tij, si të përfshirë në trafik droge. Janë qindra artikuj nga dhjetëra ndërkombëtare që në muajt e fundit kanë bërë këtë punë dhe që për fat të keq, ky do të ishte misioni i mediave shqiptare.
LEXO GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng