Përmbytet Durrësi, rrjeti kanalizimeve jashtë funksionit
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut përmbytën segmentet rrugorë në qytetin e Durrësit.
Rrjeti i kanalizimeve nuk mundi të përballojë reshjet dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë u rrit dukshëm duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Këto nuk ishin problemet e vetme të shkaktuara nga moti i keq. Një pjesë e vijës bregdetare të plazhit të madh ishte nën “pushtetin” e leshterikëve.
“Ka leshterikë këtu dhe nuk e pastron njeri,” – u shpreh një qytetar.
Mungesa e parqeve dhe vendeve të tjera për të pushuar bën që mosha e tretë të qëndrojnë buzë detit, edhe pse nuk u ofrohen as kushtet më minimale të higjienës.
“S’kemi ku të shkojmë. Ku të shkojmë? Ka parqe? S’ka asgjë, ne shyqyr kemi detin,” – tha një qytetar.
“Unë prapë do rri buzë detit. Ne kemi vite që rrimë në ajër të pastër. Sa të rrish nëpër ato pijetoret më mirë rri buzë detit,” – u shpreh një tjetër.
Situata të tilla raportohen nga qyteti bregdetar sidomos gjatë dimrit, por deri më tani autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e tyre.
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij