Përmbytje në Greqi, shqiptari nga Mykonos: Uji ka ndërhyrë në banesat e familjeve
Elpon Imerja, sipërmarrës ndërtimi i cili jeton në Greqi, tha në emisionin “Real People” se në disa zona të Greqisë ka pasur disa përmbytje këto ditë.
Ai shpjegon se problematikat më të shumta paraqiten aty ku në shumë familje ka pasur ndërhyrje të ujit brenda në banesë.
“Ditën e djeshme ka pasur reshje intensive kryesisht në Paros dhe Mykonos, të cilat kanë zgjatur rreth dy orë. Sigurisht, kjo ka bërë që të krijohen përmbytje pasi janë bërë edhe disa rregullime në rrugë. Në shtëpitë e shumë familjeve është futur ujë duke shkaktuar probleme, por rrezik në jetë njerëzisht nuk ka pasur.
Intensiteti i shirave ishte i lartë pas ishte shi i fortë dhe i rrëmbyeshëm, me breshër. Unë vetë nuk kam pasur dëme në biznese por bashkatdhetarë të mi kanë pasur. Rrugicat në Mykonos janë të ngushta, dhe kjo bën që kur forca e ujit të jetë e fortë të mos ketë as hapësirë dalje.
Na lajmëruan që do ketë reshje të dendura shiu, që të mos ketë lëvizje të panevojshme”, tha sipërmarrësi nga Greqia.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit