VIDEO/ Banorët e Kënetës sërish në protestë, hidhen kapsolla drejt bashkisë

9 Janar 2026 | 18:15

Banorët e Kënetës, të mbështetur nga eksponentë të Partisë Demokratike, kanë protestuar për të dytën ditë para bashkisë Durrës, lidhur me përmbytjet e ditëve të fundit që shkaktuan 1 viktimë dhe dëme të shumta në këtë qark.

Duke bërtitur ‘Turp Turp’, disa prej protestuesve kanë hedhur kapsolla në drejtim të godinës së bashkisë.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Bashkinë e Durrësit është gjetur i pajetë në një kanal të enjen, duke u konsideruar si viktima e parë e përmbytjeve të ditëve të fundit në qytet.

https://streamable.com/ea9l59
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026