Përmbytjet në Europë, Ministria e Jashtme njofton se nuk ka shqiptarë të prekur
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të prekur nga moti i keq që ka përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën dhe Zvicrën.
Në njoftim thuhet se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
“Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër, lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë: Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587; Ambasada e RSH-së në Belgjikë: + 0032485401237; Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159;Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729”, thuhet në njoftim.
Nga moti i keq, deri më tani raportohet për të paktën 90 persona të vdekur dhe më shumë se 1000 të tjerë të zhdukur në Gjermani.
Kancelarja Angela Merkel premtoi mbështetje të plotë për të prekurit, duke thënë se qeveria e saj nuk do ta lërë vetëm popullin “në këtë kohë të vështirë dhe të tmerrshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve