Përmisohet gjendja e 1-vjeçarit që erdhi nga Gaza, kur pritet të dalë nga spitali

17 Janar 2025 | 17:37

Eilan, një vogëlush 1-vjeçar i cili u evakua nga Gaza në kuadër të ofrimit të shërbimit mjekësor të nevojshëm në Shqipëri, po mjekohet në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”, aty ku dhe grupi i xhirimit të Euronews Albania, pati mundësinë ta vizitojë.

Mjekët e spitalit kanë njoftuar se gjendja e tij është përmisuar shumë dhe brenda tre ditësh do të lërë spitalin.

“Gjendja e Eilan është shumë e mirë, për të mos thënë shumë e mirë. Ecuria është shumë pozitive”, tha Dr. Durim Sala, mjek shërbimi i terapisë intensive pediatrike në QSUT. Ai shpjegoi se vogëlushi po merr trajtim për bronkiolitin e përsëritur, për të cilin u kërkua hospitalizimi.

Në momentet e para të mbërritjes në Shqipëri, Eilan u shfaq i lodhur, i kequshqyer dhe shumë i trembur, siç shpjegoi Dr. Enesa Kuqi, mjekja pediatre që e shoqëroi fëmijën nga aeroporti në spital. “Gjendja e fëmijës ishte relativisht e qëndrueshme, por ishte i lodhur, i kequshqyer dhe shumë i trembur. Nuk bashkëpunonte dhe kemi patur shumë vështirësi për ta qetësuar,” tha Dr. Kuqi.

Sipas mjekëve, Eilan ka filluar të tregojë shenja përmirësimi dhe tani është më aktiv, duke qeshur dhe luajtur. Dr. Sala pohoi se vogëlushi mund të kthehet shpejt në shtëpi, duke vijuar trajtimin mjekësor për bronkiolitin e përsëritur. “Për 2-3 ditë, ai do të jetë bashkë me babin dhe do të ketë nevojë për kujdes të mëtejshëm në shtëpi,” shtoi ai.

Eilan është fëmija i pestë i një çifti nga Gaza. Ai ka ardhur në Shqipëri i shoqëruar nga babai, motra e tij 19-vjeçare dhe vëllai 3-vjeçar, të cilët janë strehuar në Qendrën e Azilantëve në Babrru dhe po marrin trajtim shëndetësor dhe psikologjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026