Përpara ndeshjes me Poloninë, dëmtohet portier i Kombëtares
Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni, ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për momentin.
Klubi i tij në Bundesliga 2, Kaiserslautern, bëri të ditur se gardiani shqiptar nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e kampionatit të së shtunës ndaj Bochum. Ende nuk është bërë e ditur sa kohë do t’i duhet 21-vjeçarit për t’u rikuperuar, por mungesa e tij në ndeshjen e 7 marsit është tashmë e konfirmuar.
Simoni ka qenë pjesë e grumbullimeve të rregullta të Kombëtares shqiptare, ku trajneri Sylvinho e ka pasur zakonisht si zgjedhje të tretë në portë.
Vlen të theksohet se portieri i ri është aktualisht i huazuar nga Eintracht Frankfurt te Kaiserslautern, megjithatë edhe te kjo skuadër nuk ka pasur shumë hapësira për të treguar vlerat e tij në fushë.
Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City
“Forca dashuria ime”! E dashura e re e Lamine Yamal në mbështetje të yllit të futbollit
Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n