Përparim Rama: Nuk i frikësohem balotazhit, kemi përkrahjen e shumicës së qytetarëve
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama në një lidhje live për emisionin “Review” në Euronews Albania ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytetin e Kosovës. Rama i është drejtuar moderatores Greta Topjana se mund ta urojë atë për fitoren pasi ka arritur të marrë rezultat pozitiv në raundin e parë.
Më tej ai theksoi se festa e LDK-së lidhur me fitoren ka ardhur pasi ata kanë marrë informacione të sakta për rezultatin. Sipas Ramës me fitoren në kryeqytet është fituar në të gjithë vendin.
“Ne kemi informata të sakta nga terreni dhe prandaj kemi shpallur fitoren sepse jemi të sigurt për fitoren e kryeqytetit dhe kur fiton kryeqyteti fiton gjithë vendi. Ditë festë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e kryeqytetit për arsye se kemi një vizion të qartë për zhvillimin transformues të kryeqytetit në çdo sferë”, u shpreh ai.
Sa i përket balotazhit, Rama u përgjigj se nuk i frikësohet dhe do jetë sfida e radhës por sipas tij më e lehtë.
“Jo nuk i frikësohem balotazhit, një sfidë e radhës por më e lehtë. Ne kemi treguar që këto 4 vite krijuar projekte të madhe në kryeqytet, punë të mëdha që më parë as që janë ëndërrar të fillojnë. Nuk kam asnjë dyshim që kemi përkrahjen e shumicës së qytetarëve”, theksoi ai.
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov