Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë: Fituam besimin tuaj me punë e vizion
Kryetari aktual i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama ka dalë në një konferencë në media lidhur me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve. Rama theksoi se rezultati dhe qytetarët treguan se duan që Prishtina të zhvillohet dhe se planet e tyre kanë marrë mbështetje.
“Sot u vërtetua se projektet e mëdha dhe programi ynë për transformimin e Prishtinës ka marrë jo vetëm mbështetjen por edhe legjitimitetin e plotë për 4 vitet qe vijnë. Kemi fituar besimin tuaj për punën dhe vizionin qe kemi krijuar në këto 4 vite. Sot qytetarët tanë dhanë një mesazh të qartë: Ne duan zhvillim, vizion në një qytet metropolitan.
Prishtina është motor i zhvillimit në çdo fushe dhe si e tillë duhet të jetë fokusi i çdo qeverisjeje qendrore. Për një kryeqytet që rritet me dinjitet, Prishtina po transformohet dhe askush nuk mund ta ndalë. Me entuziazëm e përkushtim do të vazhdojmë të dëshmojë se rruga për transformimin e Prishtinës është rruga e vetme e mirë për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai.
Rama deri tani është forcë e parë në Prishtinë me një rezultat të ngushte me Hajrulla Çekon e LVV-së gjë e cila sipas rezultateve të deri tanishme mund të shkojë në balotazh.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734