Përplasen makinat sportive në pistën e garave, humb jetën 39-vjeçari në Shijak

Emrat e kandidatëve të PS për qarkun Elbasan
20 Nëntor 2022 | 21:18

Një aksident ka ndodhur në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, ku gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve A. M., 39-vjeç, banues në Fier.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën”- njofton policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026