Kreshnik Çollaku: Protesta e 6 dhjetorit është e gabuar, mund të prodhojë incidente

20 Nëntor 2022 | 21:13

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku është shprehur se protesta që do të zhvillohet më 6 dhjetor është e gabuar.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Çollaku theksoi se atë ditë siguria do të jetë e shtuar në vend dhe mund të krijohen incidente me zhvillimin e protestës.

Ai tha se kjo do të ishte një dhuratë për kryeministrin Edi Rama.

“Reagimet e qeverisë për protestën janë totalisht skandaloze. Për mendimin tim protesta është e gabuar, në një moment të tillë sepse i bëjmë dhuratë të pamerituar Edi Ramës.  Mendoj se është një vendim  i marrë në gjaknxehtësi sepse argumenti se duhet t’i tregojmë miqve europiane se çfarë ndodh në Shqipëri nuk qëndron. Protesta në Tiranë është e rrezikshme sepse mund të hap keqkuptime.

Në momentin që në Tiranë të vjen një elitë aq e lartë politike, dhe parametrat e sigurisë janë të shtuar në vend. Mund të ketë incidente dhe është një dhuratë  të pamerituar Ramës. Ndërkohë një protestë e madhe mund të bëhej dhe në datën 5 ose 7”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja...
21:31 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

Nurellari: PD nuk mund të rinovohet pa reflektim, mbledhjet 20-minutëshe nuk e zgjidhin krizën

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026