Përplasen dy mjete në Tiranë, ndërron jetë 7-vjeçari që ndodhej në rrugë
3 Qershor 2023 |
19:27
Dy makina në Tiranë janë përplasur këtë të shtunë rreth orës 18:25. Si pasojë një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç që po kalonte në rrugë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare. Tubimi ishte paralajmëruar...
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për...
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme mbi plagosjen me armë zjarri në lagjen nr. 3, Pogradec. Nga plagosja që iu bë me armë zjarri...
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
- 09:44 Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra