Përplasen kokë më kokë automjetet në Cërrik, plagosen 2 vajza
Një aksident rrugor është regjistruar në unazën e qytetit të Cërrikut mbrëmjen e së martës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
Fatmirësisht, mësohet se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej automjeteve të përfshira në aksident mbante targa të Kosovës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve, i shoqëruar me shpejtësinë tej normave të lejuara, çka ka bërë të pamundur shmangien e përplasjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania