Përplaset 2 automjete në rrugën Transballkanike, 2 të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Transballkanike Vlorë.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, njëri prej të cilëve ka përfunduar në rrethrotullim.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaron se aksidenti ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies, ku një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
- 19:05 Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
- 18:45 Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
- 18:43 Presidenti Laporta i Barçës, del hapur: Oferta për Julián Álvarez është e qëndrueshme
- 18:41 Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin