Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit e u largua, arrestohet shoferi 29-vjeçar
Policia ka mundur të arrestojë drejtuesin e automjetit i cili përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit të rrugëve dhe u largua nga vendngjarja.
Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku 51-vjeçari Sh.A., ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pas përplasjes nga mjeti që drejtohej nga 29-vjeçari i arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tapë në timon duke shkuar në punë, polici shkakton aksident. Arrestohet nga kolegët
- Gjoba deri në 2000 lekë për këmbësorët, policia do mbajë “peng” ID deri në shlyerje
- Mesazhet e kriptuara të krimit, aplikacionet me pagesë që përdorin grupet krimina
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit