Përplasja Izrael-Iran| Qëndrimi i Turqisë: Cilin shtet po mbështet Erdogan

15 Prill 2024 | 12:09

Gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahja, është shprehur se mediat turke kanë deklaruar se sulmi i Iranit në Izrael ka qenë pjesa e dytë e një bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy vendeve.

Komentet Brahja i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se sipas mediave turke është e pamundur që thuajse asnjë raketë apo dron i Iranit të mos binte në Izrael, nëse lëvizja nuk do të ishte e planifikuar.

Ai tha gjithashtu se mediat në Turqi argumentojnë se me këtë lëvizje Irani i erdhi në ndihmë Izraelit, duke bërë që vëmendja e botës të hiqet nga gjenocidi në Gaza dhe të rikthehet mbështetja e humbur ndërkombëtare për Tel Avivin.

“Ishte një ngjarje e paramenduar, e parapritur, por vetëm dita dhe data nuk dihej. Trajtimi në median turke, qoftë edhe prononcimet zyrtare që një përshkallëzim do të ishte një katastrofë shumë e madhe për të gjithë rajonin. Për këtë Turqia prononcimet zyrtare i ka bërë. Megjithëse në disa media thuhet se Irani ka lajmëruar Ankaranë se do të niste një sulm me dronë e raketa kundër Izraelit, gjë që është mohuar kategorikisht nga Turqia.

Turqia nëse e shohim në median turke, kjo ishte pjesa e dytë e teatrit që ka ndodhur para një viti e gjysmë. Tel Avivi dhe Teherani kanë qenë në një bashkëpunim të shkëlqyer, sepse sipas medias turke, thuhet se shumë raketa që janë bërë me kanaçe nga Hamasi ia arritën të vrasin njerëz në Izrael, si është e mundur që avionët e Iranit, i cili është superfuqi, si arriti që asnjë mos të binte në Izrael. Këto janë dyshimet e mëdha se kjo ka qenë pjesa e dytë e teatrit.

Media turke thotë se Izraeli e ka kaluar edhe gjenocidin në Rripin e Gazës. Sipas mediave turke, Irani në këtë rast ka ndihmuar Izraelin. Në Gaza po bëhet një holokaust i dytë. Qeveria e Izraelit ka humbur të gjitha shpresat dhe mbështetjen botërore, Netanyahu me një lëvizje të tillë arriti që të rifitojë të gjithë mbështetjen ndërkombëtare”, tha Brahja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026