Përplasja me Iranin, Paskal Milo: Shqipëria gaboi, islami u keqpërdorua

7 Shtator 2022 | 21:40

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tregoi në “Now” me Erla Mëhillin se Shqipëria me Iranin ka një histori marrëdhëniesh që në fillim të viteve 90’ kanë qenë entuziaste për shkak të nevojave të vendit.

Varfëria e Shqipërisë dhe besimi kryesisht mysliman ndihmoi Iranin të gjente një terren të përshtatshëm për të hyrë, qoftë përmes fesë, fondacioneve, institucioneve apo shoqatave, siç tha Milo.

Ish-ministri pohoi se gabimet e Shqipërisë kanë qenë në politikat e gabuara jo europiane me anëtarësimin në konferencën islamike që u shfrytëzua.

“Po flasim për një regjim politik ekstrem që e keqpërdor besimin fetar për qëllime të tjera, për t’u bërë një fuqi e madhe. Do të hyjë në klubin e fuqive atomike,” – deklaroi ai.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026