Përplasja me policinë në Elbasan, shpallet i pafajshëm Suel Çela

20 Nëntor 2019 | 16:32

Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën, i dyshuar nga prokuroria si personi që goditi me një makinë të blinduar mjetin e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi. Ngjarja për të cilën akuzohej 33-vjeçari ndodhi në tetor të 2017, në hyrje të tregut agro-ushqimor në Elbasan, në kohën që policia po kryente një aksion. 

Gjykata ka argumetuar në vendim se në makinën e blinduar ka qenë Enea Bekteshi , i cili u dënua me 6 vite burg për akuzën e ‘kundërshtimit të forcave të policisë’. Me 5 vjet heqje lirie u dënua Kelmend Xhaferri për akuzat e ‘armëmbajtjes pa leje’ dhe ‘largim nga vendi i vuajtjes së dënimit’.

Togat e zeza sqaruan në vendim se edhe dëshmitë e oficerëve të policisë nuk identifikuan se Suel Çela ka qenë në atë makinë. Sipas tyre, në makinë ka qenë vetëm një person. Ndërsa Enea Bekteshi, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka qenë ai në ‘Audin’ e blinduar, çka është vërtetuar edhe nga gjurmët e gishtave të gjetura në automjet.

Kjo dosje është çuar dy herë në Elbasan për moskompetencë nga ana e Krimeve të Rënda, por sërish prokuroria e Elbasanit ia dërgoi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kreu edhe hetimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026