Përplasja në “Nisma Shqipëria Bëhet”, Lapaj kërkesë KQZ për dorëheqjet e kandidatëve

21 Korrik 2025 | 11:53

Adriatik Lapaj, drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, i është rikthyer këtë të hënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë zyrtare për të sqaruar statusin e dorëheqjeve të kandidatëve të listës së mbyllur në Tiranë.

Në dokumentin e dorëzuar më 21 korrik dhe drejtuar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Lapaj thekson se 12 kandidatët e listës kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi më 11 maj 2025 përpara fillimit të numërimit të votave.

Ai i referohet Kodit të Procedurave Administrative dhe argumenton se, në mungesë të një vendimi nga KQZ, dorëheqjet duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje.

“Nisma “Shqipëria Bëhet” me Vendimin Nr. 237, dt. 04.03.2025, është regjistruar në KQZ si koalicion për zgjedhjet parlamentare të dt. 11 maj 2025, me përfaqësues z. Adriatik Lapaj në cilësinë e drejtuesit të koalicionit. Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, përsa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, nuk është shprehur me vendim konsiderohen të miratuara në heshtje.
Në këtë kuadër, kërkojmë konfirmimin me shkrim se dorëheqjet e paraqitura janë konsideruar të miratuara në heshtje, në përputhje me ligjin në fuqi.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!”-shkruhet në kërkesë.

Koalicioni fitoi një mandat në Tiranë, me mbi 16 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ky rezultat ka krijuar tensione të forta mes drejtuesve të forcës politike, për shkak të kundërshtive mbi përfaqësimin.

Zeqir Kordhoni, kandidat në listën e mbyllur dhe i afërm i bashkëdrejtuesit tjetër të koalicionit, Endri Shabani, ka depozituar një kërkesë në KQZ ku mohon të ketë firmosur dorëheqjen e dorëzuar më 11 maj.

KQZ pritet të shqyrtojë zyrtarisht çështjen në mbledhjen e ardhshme, ku do të vendoset për vlefshmërinë e dorëheqjeve dhe shpërndarjen përfundimtare të mandatit të fituar në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026