Përplasja për vdekje e 7-vjeçarit në Elbasan, banorët: Ecin shumë shpejt, shoferët nuk zbatojnë sinjalistikën

26 Maj 2026 | 09:26

Prindër e gjyshër të frikësuar, të pikëlluar dhe të trishtuar. Kjo ishte panorama që la pas aksidenti tragjik i një dite më parë në fshatin Mengël në qytetin e Elbasanit, ku humbi jetë 7-vjeçari.

Teksa shoqëronin fëmijët për në shkollë mëngjesin e sotëm, për kamerën e Euronews Albania pas aksidentit të rëndë banorët shprehen se ndihen të frikësuar për jetët e tyre dhe të fëmijëve, të cilët kërkojnë marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme, e cila sipas tyre është një ngjarje e përsëritur dhe një kambanë alarmi.

“Shumë të shqetësuar jemi, kjo është rruga e vdekjes. Këtu duhet të ketë edhe njerëzillëk të zbatojnë sinjalistikën. Ata nuk zbatojnë asnjë lloj sinjalistike. Është zonë e banuar, duhet zbatuar sinjalistika. Është jo kambanë, por të vësh duart në kokë, është ekstrem”, u shpreh një banor i zonës teksa çonte fëmijën për në shkollë.

Ndërsa të tjerë shprehin shqetësimin se fëmijët dhe vetë ata ndodhen të rrezikuar nga makinat që kalojnë në këtë rrugë, ku, siç e theksuan edhe ata, në të njëjtin aks rrugor kanë humbur jetën fëmijë dhe persona të tjerë.

“Shumë të tronditur, kjo punë është çdo ditë këtu. Ecin shumë shpejt, jo vetëm fëmijët, por edhe ne në rrezik jemi këtu. Nuk kemi gjë në dorë, e ka shteti. Do të ngrihemi nëse është nevoja. Ai u nis për shkollë dhe do të varroset sot. Humbja është për të gjithë ne, ka që i respektojmë rregullat, ka që s’i respektojnë. Është tragjedi e madhe”, u shpreh më tej një burrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026