Përplasje në Tiranë, PD kërkon bllokimin e një zyre ku ndodhet Braçe

11 Maj 2025 | 19:09

Një situatë e tensionuar është regjistruar në Tiranë vetëm pak minuta para orarit zyrtar të mbylljes së kutive të votimit.

Përfaqësues të PD kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe bllokimin e një zyre të PS pranë shkollës “Petro Nini” në kryeqytet ku ndodhen eksponentë të PS.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi se bëhet fjalë për një zyrë të PS, por pa logo, e cila sipas PD është brenda perimetrit të qendrës së votimit në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Madhështore si Adriana Kalaja, Tedi Blushi e të tjerë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi kanë shprehur dyshimet se brenda kësaj zyre ndodhen eksponentë të Partisë Socialiste mes të cilëve Erion Braçe dhe janë me lista dhe sende të dyshimta. Ata kanë kërkuar bllokimin e këtij ambienti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026