Përplasje për “balancuesin” në RMV, qeveria: Ligji i ri në ‘Venecia’!
Qeveria dhe opozita në Maqedoninë e Veriut vijojnë përplasjet për shfuqizimin e mekanizmit balancues. Teksa qeveria çon përpara ligjin e ri, opozita vijon të këmbëngulë se “balancuesi” ishte mekanizmi i duhur për punësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore
Vijojnë përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “Balancuesit”, mekanizmit të punësimit të komuniteteve në institucionet shtetërore.
Koalicioni qeveritar kërkon që draft-versioni i ligjit të ri, i propozuar nga VLEN, të dërgohet në Komisionin e Venecias, në mënyrë që ligji të kontestohet në vijim.
Por, nga ana tjetër, koalicioni opozitar Fronti Evropian vijon të kundërshtojë vendimin e Kushtetueses për zhbërjen e mekanizmit balancues.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin”, mekanizmin që rregullonte përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit