Përplasje ushtarake me Serbinë? Kurti: Shpresojmë që jo, por jemi të shqetësuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për tensionet e fundit me Serbinë dhe për vendimin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për vendosjen e trupave ushtarake në kufi.
Në një intervistë për Die Presse, pyetur nëse mund të ketë një përplasje ushtarake me Serbinë, Kurti shpreson se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Kurti u shpreh i shqetësuar për Serbinë, por edhe për lidhjet e saj me Rusinë.
“Shpresoj që jo. Por në të njëjtën kohë, mendoj për faktin se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në periferi rreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë, pamë persona me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave “Ujqërit e Natës” dhe trupës mercenare ruse “Wagner”. Ne jemi të shqetësuar; jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë.
Po, por Serbia kohët e fundit është shtyrë edhe më shumë drejt Kremlinit: Beogradi nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë që u vendosën për shkak të sulmit ndaj Ukrainës. Përkundrazi, Serbia ka lidhur marrëveshje me Moskën për gaz të lirë dhe bashkëpunim në politikën e jashtme. Dhe Aleksandër Vulin, një nga politikanët serbë më pro-rusë, u bë shefi i inteligjencës së Serbisë”, theksoi Kurti.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë