Përplasjet në Komisionin e Medias, reagon Basha: Turp për këta burrecë të vegjël

17 Janar 2024 | 12:00

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjeve të forta ndodhura mes deputetëve demokratë në mbledhjen e sotme në Komision e Medias.

Përmes një postimi në Twitter Basha e cilëson të turpshme dhunën e ushtruar sipas tij nga deputetët Flamur Noka e Gazment Bardhi ndaj deputeteve të PD, Flutura Açka e Merita Bakiu.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha.

Mbledhja e komisionit të medias është shoqëruar me tensione të forta mes deputetëve të PD zyrtare dhe përfaqësuesve të Rithemelimit.

Deputetët e Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur me kryetaren e komisionit, Flutura Açka e cila është përfaqësuese e PD zyrtare duke tentuar t’i marrin mikrofonin.

Me tone të ashpra, Bardhi iu drejtua deputetes së PD, Merita Bakiut që të mos ndërhyjë për t’i dalë zot Lulzim Bashës.

“Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shit interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026