Përqafime në kohë COVID, të moshuarit ritakojnë të afërmit pas gjashtë muajsh
Pas gjashtë muajsh mungese të kontaktit njerëzor, pacientëve në moshë po u ngjallet lumturia pasi marrin përqafime apo puthje nga të afërmit e tyre në një shtëpi kujdesi në veri të Italisë.
Një dhomë e veçantë ‘përqafimi’ është krijuar për të ruajtur të dyja palët nga infektimi me coronavirus.
Stafi në shtëpinë e kujdesit Domenico Sartor në Castelfranco Veneto, ka krijuar disa zona përqafimi, një me plastmasë të butë për kontakt fizik me të gjithë trupin dhe disa të tjera ku të afërmit vetëm mund të takojnë duart. Ky gjest ka sjellë lumturi të dukshme tek familjarët.
Punonjësit e kujdesit kuptuan se për pacientët e tyre më në moshë po bëhej gjithnjë e më e rëndësishme që të kishin kontakt njerëzor me të afërmit e tyre. Vetëm ruajtja e sigurisë nuk mjaftoi, të moshuarit ishin të mërzitur dhe u mungonte afrimiteti.
Stafi thotë se me përqafimet dhe prekjet e duarve që u kthyen në meny – shtëpisë së tyre u është kthyer lumturia.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta