Përse shumica socialiste kërkon heqjen e koalicioneve parazgjedhore?

30 Shtator 2020 | 19:25

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini shpjegoi se çfarë po ndodh me ndryshimet e Kodit Zgjedhor lidhur me koalicionet parazgjedhore. Shumica socialiste po kërkon prej disa kohësh të ndryshojë në mënyrë të njëanshme modelin e koalicioneve zgjedhore, në një proces jo transparent dhe të paqartë për qytetarët.

Gjatë emisionit u shpjegua me pak fjalë, çfarë pritet të ndryshojë dhe pasojat e këtij ndryshimi. Sipas modelit aktual të koalicioneve, partitë që marrin pjesë në zgjedhje kanë të drejtë të bëjnë lirisht koalicione zgjedhore mes tyre, pa asnjë lloj kufizimi. Mjafton që ato të njoftojnë me një letër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe koalicioni quhet i formuar.

Por, pavarësisht se bëhen pjesë e një koalicioni, partitë garojnë njësoj sikur të mos ishin fare në koalicion. Kështu ato garojnë prapë kundër njëra- tjetrës, garojnë secila me një listë të veçantë kandidatësh dhe në fletëvotim qytetarët votojnë vetëm partitë e jo koalicionet. Kemi të bëjmë, pra, me një koalicion vetëm në emër, pa asnjë detyrim në praktikë.

Shumica socialiste ka vendosur ta zëvendësojë këtë model me lista të veçanta koalicionet me një model me koalicione me listë të përbashkët kandidatësh. Në këtë model të ri, partitë në koalicion duhet të garojnë me një listë të përbashkët kandidatësh dhe të regjistrohen si subjekt i vetëm zgjedhor. Pra, në këtë rast, qytetarët në fletëvotim votojnë vetëm koalicionin , dhe jo partitë e koalicionit, veç e veç.

Por, përse shumica socialiste kërkon të ndryshojë formulën e koalicioneve parazgjedhore? PS, e cila ka bërë të qartë disa herë se do të kandidojë e vetme në zgjedhje, gjendet përballë një koalicioni të madh opozitar, i cili me shumë gjasa ka më shumë vota se sa PS e vetme.

Por modeli aktual favorizon partitë që garojnë me koalicione dhe ndëshkon ato që garojnë më vete. Ndaj për të mos humbur pushtetin, Edi Rama po ndryshon formulën e koalicioneve, të cilën e krijoi vetë në vitin 2008.

Me modelin aktual të koalicioneve parazgjedhore, partitë në koalicione parazgjedhore kanë favorin se mund të bashkojnë tepricat e votave me njëra-tjetrën, për të plotësuar votat që duhen për të marrë një deputet. Le të marrim një shembull konkret: Supozojmë se për një deputet duhen 105 vota. Katër parti që garojnë në zgjedhje kanë arritur këto rezultate:

Partia A, garon më vete dhe ka marrë 100 vota. Partitë B, C dhe D — të vilat janë në koalicion — kanë marrë 50, 40 dhe 15 vota. Me këto rezultate, asnjë nga partitë nuk merr dot një deputet.

Partisë A i mungojnë 5 vota, të tjerave shumë më tepër. Por, partitë e koalicionit i bashkojnë votat e tyre dhe plotësojnë 105 votat që duhen për një deputet. Ky deputeti i jepet Partisë B, e cila ka më shumë vota se dy të tjerat në koalicion. Pikërisht këtë skemë që favorizon partitë në koalicione parazgjedhore po mundohet të shmangë shumica socialiste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021