Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin
Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Meta shprehet se si ‘kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit’.
Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe “Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.
Më 27 maj, Shaip Kamberi dhe Koalicioni i shqiptarëve të Luginës kërkojnë për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për të siguruar një vend në parlamentin e Serbisë pasi Gjykata Administrative në Beograd ka rrëzuar ankesën e Kolacionit të shqiptarëve të Luginës, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit
- 18:29 Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
- 18:08 Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 34-vjeçar me motomjet