Përshkallëzim i situatës në veri? Përgjigjet ish-ambasadori Lauka

7 Nëntor 2022 | 20:50

Islam Lauka, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë tha në një intervistë për Euronews Albania se veriu i Kosovës është si minë me sahat.

Sipas tij, edhe atëherë kur situata duket e qetë, tensionet mund të shpërthejnë nga momenti në moment.

“Kjo është beteja e fundit që duhet ta përballojë Kosova për të ruajtur shtetësinë dhe pavarësinë e vet. Është një betejë jashtëzakonisht e vështirë, aq më tepër që këtu është në lojë Rusia,” – u shpreh Lauka.

Ai tha se një përshkallëzim është i mundur në rajon, jo në kuptimin e luftës, por tensioneve.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës kanë vazhduar të dorëhiqen nga institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Prishtinës  për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Këtë të hënë  gjyqtarët serbë dhe punonjësit administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën e këtij qyteti punonin ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.

400 policë të komunitetit serb që u larguan dy ditë më parë, u zëvendësuan me policë të komunitetit shqiptar. Vendkalimet administrative (kufitare) funksionojnë normalisht, prania e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe e pjesëtarëve të policisë së misionit EULEX është shtuar, por jo në numër të madh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023