Policia e Maliqit ka arrestuar një pronar lokali në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq, me akuzën “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”.
Arrestimi i shtetasit me iniciale A.Z është kryer mëngjesin e sotëm, ku brenda lokalit të tij janë konstatuar ambiente të përshtatura për konsumim lënde narkotike.
Burime bëjnë me dije se brenda ambienteve të këtij lokali është gjendur një sasi e dyshuar kokainë ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës
- Shkodër| Sulm me armë ndaj efektivëve të Policisë gjatë kontrolleve për kanabis