Personat me aftësi të kufizuar thirrje për vëmendje, nga 13 mijë të verbër vetëm 25 janë në punë

3 Dhjetor 2020 | 16:15

”Një fëmijë që nuk do rritet kurrë”. Kështu e përshkruan Shpresa Spahiu veten dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët edhe në lëvizjen më të vogël kanë nevojë për përkujdesje.

 “Vetëm një familje e di se çfarë sakrificash kalon për t’i shërbyer këtij personi, sepse ne jemi një fëmijë që nuk do rritemi kurrë, dhe do kemi gjithmonë nevojë për kujdesin e familjarëve dhe për mbështetjen ekonomike që do japë shteti për këtë person.”

Barrierat dhe vështirësitë që has Shpresa çdo ditë ndërsa ecën mbi rrota thotë se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me mungesën e infrastrukturës ndihmëse.

 “Një person me aftësi të kufizuar privohet nga disa të drejta si ajo e marrjes së shërbimeve në mënyrë të pavarur, mungesa ka nëpër institucione shkollore, qendra shëndetësore, bashki, godina ndërtimore, pallate. Por unë dua të arsimohem, të marr një shërbim shëndetësor, duhet të marr pagesën e aftësisë së kufizuar që shpërndahet në posta që janë në kate të dyta.”

Një tjetër problematikë e këtyre individëve është edhe vështirësia për të hyrë në tregun e punës.

Shoqata e të verbërve në ditën ndërkombëtare të personave më aftësi të kufizuara duke bërë thirrje për vëmendje ndaj tyre, deklaron se nga rreth 13 mijë të verbër vetëm 25 prej tyre janë në marrëdhënie pune.

 Xhimi Kumrija është një nga personat që ka punuar fort për t’u integruar në shoqëri. Prej dy vitesh atij i janë hapur dyert e profesionit dhe cdo ditë punon në një nga bankat e kryeqytetit.

 “Për një person me aftësi të kufizuar, të verbër është shumë e vështirë, pothuajse në kufijtë e të pamundurës pasja e një vendi pune, unë ndihem tepër i lumtur për këtë gjë . Në krahasim me para dy viteve jeta ka ndryshuar komplet, duke qenë se kisha hasur shumë vështirësi për gjetjen e një pune pas një arsimimi me rezultate shumë pozitive.”

Megjithatë edhe Xhimi përballet me mungesën e një rruge të posaçme apo edhe të semaforëve akustike, ndaj në çdo rast i duhet ndihma e një familjari.

 “Ata janë krahu im i djathtë dhe syri drejt rrugës me dritë për të vazhduar përpara”.

Në të gjithë Shqipërinë aktualisht gjenden rreth 160 mijë persona me aftësi të kufizuara në lëvizje,  shikim, dëgjim, kujtesë apo kujdes ndaj vetes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026