Personat me shtetësi të dyfishtë do t’u mohohet hyrja në Angli! Çfarë dokumenti duhet të kenë nga 25 shkurti

13 Shkurt 2026 | 19:06

Personat me shtetësi të dyfishtë britanike janë paralajmëruar se mund t’iu refuzohet hipja në një fluturim, traget ose tren për në Mbretërinë e Bashkuar pas 25 shkurtit, përveç nëse kanë një pasaportë të vlefshme britanike.

Paralajmërimi nga Ministria e Brendshme vjen mes dhjetëra ankesave nga britanikë që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit, të cilët papritmas janë gjendur në rrezik të mos lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Problemi ka lindur për shkak të një ndryshimi në kontrollet kufitare më 25 shkurt, kur të gjithë ata që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë nevojë për leje për të udhëtuar, përveç nëse janë shtetas britanikë ose irlandezë.

Vizitorët për qëndrime të shkurtra duhet të aplikojnë për një Autorizim Elektronik Udhëtimi që kushton 16 paund. Por personat me shtetësi të dyfishtë, për herë të parë do të jenë të detyruar të tregojnë pasaportën e tyre britanike për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të kundërt ata duhet të paguajnë atë që shumë e konsiderojnë si një çmim ndëshkues prej 589 paundësh për një “certifikatë të së drejtës” që duhet ta bashkëngjitin në pasaportën e tyre të shtetësisë së dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar

Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën masa për t’i mundësuar Europolit, agjencisë ligjzbatuese të BE-së, të përgjigjet më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krimit ndërkufitar...
13:52 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026

Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë

Një fermer 58-vjeçar ka vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë qytetin e Lodit, viktima e parë e një vale të nxehti që...
13:16 | 24/06/2026