Përvjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe i themelimit të PS, Rama uron shqiptarët

12 Qershor 2024 | 08:39

Dita e sotme shënon 25 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 33 vjetorin e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar këto dy ngjarje.

Rama falenderoi simpatizantët dhe zgjedhësit e PS, që sipas tij e kanë bërë këtë forcë polikë partinë më të madhe të shqiptarisë.

Ai gjithashtu uroi edhe popullin e Kosovës për përvjetorin e hyrjes së NATO-s në luftë, në ndihmë të UÇK-së.

Reagimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊

me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës❤️

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026