Përzgjedhja e kandidatëve në PD, Topalli: U votua për inate më i keqi

29 Tetor 2020 | 19:54

Ish-drejtuesja e lartë e Partisë Demokratike, e cila tashmë ka nisur një lëvizje të re politike, Jozefina Topalli e komentoi për Euronews Albania si “të çuditshëm” me “vota për inate” procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD.

“Edhe në Afrikë votohet më i miri, është rast unik në botë, te konservatorët britanikë jo se jo, te ndonjë program televiziv mbase, por nuk kam dëgjuar ndonjë rast të votohet për inat dhe më i keqi,” – u shpreh Topalli.

“Kurrë nuk mund të ndodhë që ata anëtarë, ata demokratë që kanë kontribuar në vite që t’i nxjerrësh jashtë dhe t’u thuash që ty s’të do asnjë, s’të do populli. Kjo është metodë e vjetër që krijon si një luftë civile brenda një force politike që më trishton dhe më ka dhimbur,” – u shpreh Topalli.

E pyetur nëse do t’i bashkohej në zgjedhjet e vitit 2021 ndonjërës prej organizimeve të reja politike, Topalli tha se “askush s’e ka luksin të refuzojë tjetrin në një betejë me 3 kryetarë” duke nënkuptuar këtu udhëheqësit e partive më të mëdha të vendit, që sipas saj “duhen ulur nga pushteti”.

Ajo tha se “mund të ndodhë që më 25 prill” ata “mund të bëjnë një koalicion të përbashkët” dhe kjo sipas saj “do të ishte fatale për vendin pasi ata janë të korruptuar”.

 

Lexoni gjithashtu:

“Lidhjen e kam të pazgjidhshme me demokratët”, Jozefina Topalli tregon çfarë priste nga Partia Demokratike

Jozefina Topalli: PD do e kishte rrëzuar qeverinë nëse s’do kishte udhëheqje të korruptuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021