Pesë të vdekur dhe mbi 1000 infektime me COVID-19
Pesë qytetarë kanë humbur jetën dhe 1079 të tjerë janë infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit.
Ky është bilanci, që Ministria Shëndetësisë pasqyron në buletinin e përditshëm mbi situatën epidemiologjike.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4758
Shkodër 1743
Durrës 1115
Fier 957
Vlorë 892
Lezhë 775
Elbasan 639
Berat 484
Korçë 306
Gjirokastër 261
Kukës 260
Dibër 209.
Rritja e infektimeve ka bërë që të shtihet fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet ku priten të infektuarit janë 152 pacientë të shtruar dhe 18 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Po ashtu edhe numri i të shëruarve ka ardhur në rritje. Sipas MSH-së, 804 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e tyre në 138,391, që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë 2,528 qytetarë kanë humbur jetën nga coronavirus, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave kanë vuajtur nga sëmundje të tjera.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta