Pesë të vdekur dhe mbi 600 të infektuar me Covid-19

12 Janar 2021 | 16:28

Ministria e Shëndetësisë thotë se pesë qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët  fundit, ndërkohë janë evidentuar 656 raste të reja me Covid-19.

 Aktualisht në katër spitalet e dedikuar për të infektuarit me Covid-19 po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se krahas rasteve të reja janë shëruar edhe 440 qytetarë.

Që nga filli i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 1252 qytetarë. Qarku më i prekur në Shqipëri nga pandemia është Tirana, e cila kryeson si për rastet e të infektuarve ashtu dhe për viktimat.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14396
Fier 1821
Shkodër 1363
Durrës 1335
Lezhë 1005
Vlorë 1006
Korçë 913
Elbasan 918
Berat 802
Dibër 556
Gjirokastër 457
Kukës 382.

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të respektojnë rregullat, të mbajnë maskë dhe të evitojnë vendet ku ka grumbullime masive.

Shqipëria si përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 ka nisur vaksinimin, por ajo që ka shkaktuar debat në media është “misteri” se cili është vendi, i cili i dhuroi Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës “Pfizer”.

Kryeministri Edi Rama tha se vendi që ka dhuruar dozat për vaksinën ka kërkuar ruajtjen e anonimitetit.

Lexoni gjithashtu:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026