Pesë të vdekur nga COVID-19, rritet numri i të shëruarve

2 Tetor 2021 | 17:32

Në Shqipëri pesë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë orëve të fundit. Të dhënat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se nga 4,279 teste të kryera, 549 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht infektimeve ditore, numri i pacientëve të shëruar është më i lartë. Sipas MSH-së në 24 orë 865 qytetarë janë shëruar duke e çuar shifrën totale të tyre në mbi 159 mijë, që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4045
Durrës 977
Fier 793
Shkodër 774
Vlorë 540
Elbasan 486
Berat 351
Lezhë 367
Korçë  240
Kukës  209
Gjirokastër 218
Dibër 178.

Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën nga coronavirus 2710 pacientë. Rritja e numrit të të shëruarve ka bërë që kurba e rasteve aktive të ulet ndjeshëm. Aktualisht në të gjithë vendin janë 9178 raste aktive, shumica e të cilëve janë identifikuar në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026