“Pesë vite luftë që ia vlejtën”, flet gruaja që fitoi betejën me kancerin e gjirit
Irena Elmasllari nga Pogradeci është një nga shumë gratë që kanë arritur të fitojnë betejën me kancerin e gjirit, një sëmundje që çdo vit shënon rritje shqetësuese të rasteve.
Irena tregoi se ishte vetë ajo që vuri re ndryshime në trupin e saj, derisa mori lajmin se vuante nga kanceri i gjirit. Një luftë që zgjati plot pesë vite, të cilat sot i kujton si një betejë që ia vlejti, sepse doli fituese.
“Unë quhem Irena dhe e kam konstatuar vetë se diçka nuk po shkonte me trupin tim dhe u drejtova tek mjeku. Sapo bëra kontrollin e parë, më tha se duhet të bëhesha operacion. Kam bërë 3 operacione për 5 vite dhe tani gëzoj shëndet të plotë. Fillimisht ndjeva shumë keqardhje kur mora përgjigjen, si çdo grua që e përjeton këtë. Por me ndihmën e familjes dhe duke parë dhembjen e tyre pranova të operohesha, pasi në fillim nuk doja. Kam pasur shumë kurajo, e mendoja se Zoti do bënte mrekulli,” thotë Irena Elmas-llari.
Vitet e fundit, shifrat e grave të diagnostikuara me kancer në Pogradec janë rritur. Sipas Elona Katirajt, është shtuar numri i grave që kryejnë mamografinë, një hap kyç në zbulimin e hershëm të sëmundjes.
“Falë ndërgjegjësimit të bërë, numri i grave që bëjnë mamografinë është rritur së tepërmi. Nga viti në vit shtohet numri i grave që duan të kryejnë mamografinë. Ne punojmë me makinën lëvizëse të mamografisë, pasi ende në spitalin e Pogradecit nuk ka aparaturë të tillë,” thotë Elona Katirajt.
Për të rritur ndërgjegjësimin, nxënës të shkollave, vajza dhe gra marshuan në rrugët e Pogradecit, duke shpërndarë mesazhe për vetëkontrollin dhe vizitat mjekësore. Sa më herët të diagnostikohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë shanset për shërim.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit